Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas pas më shumë se dy orëve takimin nuk kanë lidhur marrëveshje për koalicion.
Këtë e ka bërë të ditur Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, raporton arbresh.info.
“Vazhdojmë ku i lamë këto pozicione biseduese me të cilat përfundoi takimi sotëm. Për takimin e nesërm, mund të them nuk do të ndodhte nëse nuk do të kishte afrim, ka një gatishmëri prej të dyja palëve që marrëveshja të arrihet, e që kjo të arrihet para datës të cilën e caktoi presidenti”, deklaroi Konjufca.
Ai tha se takimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet para 26 dhjetorit, kur edhe është data e caktuar nga presidenti Thaçi për konstituimin e Kuvendit./arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin