Bëjnë gati pajisjen më të re për të identifikuar kundërvajtësit në trafik, konkretisht ata që në autostradë nuk përfillin rregullat e shpejtësisë. Dhe, ka lehtësuar mjaft shumë punën e zyrtarë policorë në terren.
Këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës ka më shumë se një javë që kanë filluar përdorimin e radarit që përveç fotografisë së automjetit që tejkalon shpejtësinë, identifikon edhe detaje të tjera.

Rreshteri, Ilir Veseli, thotë për arbresh.info se policia del vazhdimisht nëpër pika të kontrollit. Në pika të tilla angazhohen dy apo tri njësi.
Pas identifikimit të kundërvajtësit, lajmërohet patrulla në lokacionin tjetër, për të ndalur veturën. Radari tashmë ka printuar edhe fotografinë në të cilën paraqitet shpejtësia e automjetit, limiti i lejuar në atë rrugë, distanca, data e lokacioni.
Nuk janë të pakta veturat që tejkalojnë shpejtësinë në lokacionin që kishte zgjedhur njësiti i policisë.

Tashmë po dëshmohen edhe me fotografi gjithë këto shkelje të shpejtësisë, që jo rrallë herë, është arsyeja kryesore e aksidenteve në trafik.
“Të gjitha këto kontrolle, kanë ndikuar pozitivisht sa i përket respektimit të shpejtësisë së lejuar”, thotë për arbresh.info rreshteri, Ilir Veseli.

Storia e realizuar nga ekipi i arbresh.info dëshmon se si Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve./Arditë Shkodra/arbresh.info/
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision