Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës njofton se, sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova është renditur e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë, si dhe vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për Siguri Strategjike.
Ky indeks vlerëson një sërë fushash kyçe, përfshirë stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, si dhe kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike.
Sipas këtij vlerësimi, Kosova pozicionohet në mesin e 10 për qind të vendeve më të sigurta në botë, duke reflektuar progres të qëndrueshëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe sigurisë kombëtare.
Sipas MMRK-së, ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar që konfirmon stabilitetin, progresin dhe orientimin e qartë euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...