Është zhvilluar sot në Trieste të Italisë takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6, Gazmend Abrashi.
Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e diskutuara në këtë takim.
Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i
hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.
Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...