Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Kenias e bëri të ditur politikani dhe ish -presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, të mërkurën një nga lobuesit kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kenia ka thyer boshllëkun diplomatik për njohjet e reja të Kosovës, duke u bërë shteti i 118 që pranon pavarësinë e saj, të shpallur më 2008.

Në lidhje me këtë ngjarje, mediumi Arbresh.info ka realizuar disa vox-pop me qytetarët, të cilët kanë komentuar këtë njohje.

Ata kanë shprehur mirënjohje për ish-presidentin Behgjet Pacolli, por kanë kritikuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.
Përmes komenteve të tyre, qytetarët theksuan se Gërvalla nuk ka realizuar asnjë bisedë të frytshme për Kosovën.
“Çdo njohje është shumë e mirë edhe shumë e nevojshme për Kosovën. Por për këtë njohje merita qind për qind i ka vetëm Behgjet Pacolli, në asnjë mënyrë Donika. Ajo nuk ka bërë asgjë, ku ka shkuar ajo Kosovën e ka qit në pozitë shumë të keqe e ka korit në njëfarë mënyre. Ajo nuk ka bërë asnjë bisedë të volitshme për Kosovën vetëm skandale ka bërë, kurse Behgjet Pacolli është kontribuues i jashtëzakonshëm që nuk ndalet asnjëherë, ai ka shumë marrëdhënie të mira. Çdo shqiptarë duhet ta dijë që kjo është mërit e Behgjet Pacollit, edhe i lumtë”, tha ky qytetar./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...