Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se deri tani nuk kanë pranuar asnjë vendim/kërkesë zyrtare për anulimin/ndalimin e destinacioneve që i shërbejnë në ANP, përveç destinacionit të Italisë.
Gara ka thënë se qytetarët do të informohen për çdo risi në lidhje me fluturimet.
“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjē vendim/kërkesë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat i shërbejmë nga ANP ‘Adem Jashari’, përveç destinacionit të Italisë! Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja. Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante”, ka shkruar Gara në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë disa masa parandaluese ndaj coronavirusit, në mesin e tyre edhe pezullimin e përkohshëm të linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju