Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë.
Siç njofton IHMK, sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave.
“Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s” thuhet në njoftim.
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
Debati për Groenlandën dhe tarifat amerikane, Rutte dhe Trum...
Ferizaj transferon mbrojtësin me përvojë Kosovar Sadiki
Rexhbeçaj realizon gol por Augsburgu ndalet me barazim
Abdixhiku për vjedhjen e votave: Pasoja do të ketë, na prisn...