Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie për protestën e shoqërisë civile e cila pritet të fillojë në orën 18 në Prishtinë.
Protesta me të cilën do të kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është e dyta pas asaj që u mbajt javën e kaluar.
Kjo protestë erdhi pas dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj, i cili tha se ka qenë i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë hetimeve për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.
Ekipet e KALLXO.com sjellin fotografi nga përgatitjet e policisë për ta mbikëqyrur protestën e sotme./kallxo.com/



Përfundon dëshminë ekspertja Helen Fraser në rastin ndaj Tha...
Raporti i sigurisë: 60% më pak grabitje në Prishtinë krahasu...
Lista Serbe dorëzon listën për zgjedhjet e 7 qershorit, këta...
Pal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje për ...
Spanja raporton një rast të ri hantavirus te pasagjeri i eva...
36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “...