Mëngjesin e djeshëm njësitet elite të njohur si “FIT” të Policisë së Kosovës ishin pozicionuar në bazën “Belvedere” që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës, mirëpo sa i përket kësaj çështje sot Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar gjithçka për situatën aktuale.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka thënë se këto raportime janë vetëm spekulime.
Sipas tij, asnjë pjesëtar i njësive speciale të policisë së Kosovës nuk ka lëvizur në veri të vendit.
Megjithatë, ai siguron qytetarët se situata është e qetë dhe stabile.
“Situata është krejt normale. Asnjë polic i njësive speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një llojë indicie deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme “, ka thënë Shkodra për Indeksonline.
Ndryshe, në disa media u raportua se forcat e njësisë elite të njohur si “FIT” dhe forca tjera speciale nga Prishtina ishin futur brenda bazës “Belvedere” në veri të vendit.
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna