Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar pasditen e sotme komunën e Skenderajt.
Gjatë vizitës, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë brohitur ish-emrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku për këtë është vërejtur edhe një numër i madh i Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët i kanë mundësuar Kurtit, të zhvillojë tubimin me qytetarët të cilët e përkrahin atë.
Në disa pamje që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, qytetarët po ashtu dëgjohen duke brohoritur edhe “UÇK” .
Theksojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gëzon një përkrahje të madhe nga kjo anë, ndërsa me Kurtin kanë pasur në vazhdimësi kundërshtime të shumta./KlanKosova/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...