Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës u mbajt një brifing informues i njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u prezantuan qëllimi dhe objektivat e njësisë, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij prezantimi gjithashtu u diskutua mbi avancimet dhe kapacitetet profesionale të kësaj njësie elite të FSK-së.
Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari ndoqën nga afër demonstrimin e një skenari të improvizuar, gjatë të cilit pjesëtarët e Operacioneve Speciale shfaqën nivel të lartë profesionalizmi, përgatitjeje dhe koordinimi.
Osmani dhe Komandanti i FSK-së u shprehën të kënaqur me të arriturat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me progresin e njësisë të Operacioneve Speciale.
Në përmbyllje të vizitës, Presidentja Osmani drekoi së bashku me pjesëtaret të gjinisë femërore të FSK-së, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës, si dhe në promovimin e barazisë gjinore në shërbim të vendit./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...