Policia e Kosovës në dy raste të ndarë u ka shqiptuar nga një gjobë dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, të cilëve veç gjobës u ka hequr edhe patentë shoferët.
siç njofton Policia sot( e premte) në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Ndërsa, në ora 18:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë tē plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë, ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-40./Arbresh.info/


Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...