Si sot një vit më parë u shënuan dy rastet e para me Covid-19. Dy të prekurit ishin një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare.
Kur është bërë një vit që nga konfirmimi i rasteve të para, numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka rritur në 76 mijë e 688 raste pozitive, janë shëruar 64 mijë e 362 persona derisa kanë humbur jetën 1 mijë e 696 pacientë.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, thotë se ‘shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe” sa i përket menaxhimit të situatës.
Por sipas saj “kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë”.
“Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë! Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim!’, shkroi ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë i Osmanit në Facebook:
1 vit me COVID-19!
Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë.
Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë.
E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë!
Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim!
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...