Beograd, 24 korrik – Konveti Kombëtar për Bashkimin Europian (Nacionalni konvent o Evropskoj uniji) në Serbi u ka bërë thirrje sot përfaqësuesve të pushtetit, para së gjithash presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, që ta informojnë opinionin nëse dialogu i brendshëm për Kosovën (Beogradi vazhdon ta quaj Republikën e Kosovës krahinë serbe të Kosovës e Metohisë, sqarim ynë) po vazhdon ende, apo ka përfunduar, dhe ka shtruar pyetjen kur do të publikohet raporti për rrjedhën e diskutimeve të zhvilluara në kuadër të këtij dialogu, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet.
Konventi Kombëtar rikujton se sot është mbushur një vit nga fillimi i dialogut të brendshëm, i cili kishte për qëllim përfshirjen e të gjithë aktorëve relevantë shoqëror në debatin publik për mundësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Theksohet se qëndrimet e Konventit Kombëtar për Bashkimin Europian i Serbisë vetëkuptojnë se prioritet në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të jetë ruajtja e paqes dhe e sigurisë në rajon, që propozimi për zgjidhjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të bëjë të mundur udhëtimin pa pengesa të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe që zgjidhja të jetë kompromise, reale dhe e qëndrueshme.
“Meqë normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën paraqet kusht me rëndësi për integrimet europiane të Serbisë, grupi i punës për Kapitullin 35 u bën thirrje edhe një herë presidentit të shtetit dhe Qeverisë që të vazhdojnë dialogun e brendshëm publik për Kosovën dhe ta bëjnë sa më transparent, për gjetjen e zgjidhjeve që do të krijonin kushte për paqe të qëndrueshme në rajon dhe udhëtim të papenguar të Serbisë drejt integrimeve europiane”, thuhet në komunikatën për media të këtij Konventi.
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët