Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë nën dyshimin se ka therur me thikë dy gra në Prishtinë, të enjten në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar thika dhe 2.4 gramë substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Prishtinë / 08.01.2026 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit