Një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë përderisa ishte duke punuar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën (4 mars) në Gjilan, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë, viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. “, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe Inspektori i Punës.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa