Një serb kapet me mbi 140 gramë heroinë në Gjilan

09:29 | 19 Janar 2023

Një serb është arrestuar sot në Gjilan pasi është kapur me 143 gramë heroinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje gjatë orës 14:30, gjatë kontrollës në shtëpinë e tij në këtë qytet, shtetasit të Serbisë iu gjet dhe iu konfiskua kjo sasi e drogës, përcjell arbresh.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKEVE

Gjilan 18.01.2023-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i serbisë pasi qe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 143.8 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale