Një qytetar, punonjës i qendrës së skijimit në Brezovicë, Z. Dj., ka gjetur një telefon dhe menjëherë e ka dorëzuar tek zyrtarët policorë.
Sipas njoftimit, sot në stacionin e policisë në Shtërpcë është paraqitur pronarja e telefonit, Q. H., për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, telefoni iu kthye asaj, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin Z. Dj., duke e vlerësuar këtë veprim si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi