Një person në fshatin Turuqicë të Podujevës, ka pretenduar se të dielën ishte qëlluar me armë zjarri nga një pylltar pas një konflikti që pati me të.
Rasti ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 09:30.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë”, ka njoftuar policia.
Tutje, theksohet se nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...