Një person është gjetur i pajetë në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri me dije se rasti është raportuar rreth orës 07:30.
“Sot rreth orës 07:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Flaka e janarit”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ajo./Arbresh.info
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës