Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotelit “Nora” në Klinë.
Trupi i pajetë është zbuluar në zonën e marketit të hotelit, dhe menjëherë janë njoftuar Policia dhe Shërbimi i Emergjencës.
Lajmin për vdekjen e dyshimtë e ka konfirmuar Policia e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, për Arbresh.info ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Pas hetimeve të para të Policisë, dhe me autorizim nga Prokurori i Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia po vazhdon hetimet për rastin./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike