Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në orët e para të mëngjesit së sotëm brenda dhomave të ndalimit në stacionin policor në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.
Sipas tij, viktima ishte ndaluar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij.
“Rreth orës 03:40, një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ishte i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij. Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes. Viktima ishte i njohur për organet e rendit dhe për veprën penale për të cilën dyshohej, si dhe për raste të tjera,” ka deklaruar Kryeziu.
Lexo edhe:
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër