Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Skenderaj i dyshuar për organizim të bixhozit të kundërligjshëm
Në njoftim thuhet se në lokalin të cilën policia e ka bastisur rreth orës 01;00, janë hasur edhe 14 persona të tjerë të cilët dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra të fatit, shkruan Arbresh.info.
“Policia në Skenderaj, rreth orës 01:00, ka pranuar një informacion se në një lokal në Skenderaj, dyshohej se po organizoheshin lojëra fati të kundërligjshme. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas identifikimit të lokalit, gjatë kontrollit në të njëjtin janë hasur 14 persona, të cilët dyshohet se ishin duke marrë pjesë në lojëra fati”, thuhet në njoftim.
“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një tavolinë pokeri, si dhe mjete të tjera që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Si rezultat i veprimeve hetimore, pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa personat e tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve”, thuhet në njofti,
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe i njëjti është ndaluar në ndalim policor./Arbresh.info
Vërshimet në Lipjan shkaktojnë shumë dëme, mësimi vazhdon ne...
Trepça “demolon” Prishtinën, e mposht me 26 pikë...
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe munge...
Pesë minatorë të Trepçës të bllokuar nën tokë për nëntë orë
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, bllokim nga Parku i Bizne...
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit