Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Tush Frroku, për vrasjen e A.P., në një lokal në Klinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Tringa Zhuti.
Frroku dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Klinës, ku i dyshuari kishte hyrë dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, duke e lënë të vdekur.
Pas vrasjes Frroku ishte në arrati deri në ditën e djeshme ku edhe u vetëdorëzua në Polici.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit