Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të miturin që ishte në mesin e pesë të dyshuarve për dhunimin e një të miture, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për portalin arbresh.info zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, deklaron Gashi.
Deri më tani institucionet e sigurisë kanë ndaluar vetëm dy persona, i mituri në fjalë, dhe një tjetër të moshës madhore.
Pesë persona dyshohet se dhunuan për shtatë orë një të mitur në Prishtinë, dy ditë më parë./arbresh.info/
E tmerrshme, një femër dhunohet nga pesë persona në Prishtinë
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën