Gjykata Themelore në Ferizaj, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit për shtatë të dyshuarit në rastin e njohur si “Brezovica”.
“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit edhe Sh.Sh., dhe S.S1..
Për marrje ryshfeti, masa e paraburgimit u është caktuar edhe dy të dyshuarve të tjerë, G.B, dhe A.Ç, kurse L.V dyshohet se ka kryer veprat penale “dhënie e ryshfetit” dhe “ushtrimi i ndikimit”.
Kurse, për shkak të veprës penale “fajdeja në bashkëkryerje”, një muaj paraburgim u është caktuar edhe G.S dhe S.S2, ku G.S dyshohet për veprat penale “dhënie ryshfeti”, “ushtrim i ndikimit” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...