Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.
Aksidenti kishte ndodhur me date 28 shkurt 2025, rreth orës 12:42, në rrugën nacionale Ferizaj – Kaçanik, afër një fshati në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
Pas analizimit të shkresave të lëndës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Adem Shabani, ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar” se B.D., më datë 28 shkurt, rreth orës 12:42, në rrugën nacionale Ferizaj – Kaçanik, afër një fshati në Ferizaj, ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin e markës “VW Golf” në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
“Në momentin kur automjeti i markës “BMW”, të cilën e drejtonte V.V., tentonte të kyçet në rrugën kryesor tek dalja e lagjes “P”, mirëpo me të pare të pandehurin me veturën “Golf”, ndalet, atëherë i pandehuri posa shef veturën “BMW” frenon, ik në të djathtë del jashtë rrugës dhe në pjesën e përparme të anës së majtë e godet automjetin “BMW”, në mes të dy dyerve në anën e majtë, i cili lëviz mbrapa dhe me pjesën e pasme të anës së djathtë e godet shenjën e trafikut, me ç’rast si pasojë e këtij aksidenti pasagjerja e veturës “BMW”, V.M., ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa vozitësi dhe pasagjeri tjetër i kësaj veture G.K.M., si dhe i pandehuri dhe pasagjeri i tij O.D., kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...