Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit, E.B për vrasjen e vjehrrit të tij.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se “i pandehuri E.D ka kryer vepren penale “Vrasja e rëndë”, në atë mënyrë që më 29 nëntor rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”.
“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B andaj të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.
“Të pandehurit E.B iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e lidhur me nenin 185, 186, 187 të KPPRK-së”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.B ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023 ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete dhe gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...