Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të
pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja.
Të pandehurit M.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 të KPP-së.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku i arratisjes së tij, pasi që i pandehuri M.M. punon dhe vepron në Gjermani dhe në këtë mënyrë do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund ta përsëris veprën penale, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte kërcënuar të dëmtuarën dhe familjen e saj” thuhet në komunikatë.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...