Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit M. H. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
M.H. dyshohet se me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022 në Gjakovë, në zonën malore, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë të dyshuara të llojit kanabis.
Gjatë kohës sa njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë ka qenë në vëzhgim të parcelës së mbjellë me bimë të llojit kanabis aty është parë se ka shkuar i pandehuri duke u kujdesur në mirëmbajtjen e bimëve të mbjella.
Po ashtu, pas bastisjes policore të realizuar në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit, automatik të markës AK-47, së bashku me një karikator me 17 fishekë, një karikator të revoles me 11 fishekë dhe një kuti plastike e armës të llojit CZ, në të cilën ndodhej karikatori i revoles./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit