Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Gent Myftari, i cili dyshohet se theri për vdekje vëllanë e tij, Auron Myftarit.
Në njoftim thuhet se gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është adekuate dhe e domosdoshme, pasi sipas tyre, nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, i njëjti mund të shmanget nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, si dhe mund të ndikojë në dëshmitarë, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Më 27 tetor të këtij viti, Gent Myftari, për motive ende të panjohura, dyshohet se e ka therur për vdekje vëllanë e tij, Auron Myftarin./klankosova/
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve