Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren, i ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet H.K.
Ai dyshohet se veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se së bashku me të pandehurit me iniciale D. L.;S. K. dhe P.M., transportojnë marihuanë me qëllim të shitjes, ku këtu i pandehuri me iniciale H.K. participon me një shumë të hollash prej 750 euro, ashtu që pas ndalimit nga ana e patrullës së policisë, i njëjti arratiset dhe deri më dt. 07.02.2020 ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes. Kështu që, për shkak të peshës së veprës ekziston rreziku edhe i ikjes dhe arratisjes pasi që i pandehuri me iniciale H.K. ka qenë në arrati prej datës, 01.10.2018. Po ashtu ekziston edhe arsyeja, shkaku i peshës së veprës penale, mënyrës dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, marihuana është në sasi prej 4 kilogramë e 694.16 gram, krejt kjo me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kështu që me qëndrimin e tij në liri mund të përsëris veprën penale”, njofton Gjykata Themelore e Prizreni
Prokuroria ka shqyrtuar edhe mundësitë tjera alternative për sigurimin dhe prezencën e të pandehurit, por në këtë fazë të hetimeve ato nuk i ka gjetur, andaj gjykata ka vërtetuar se caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze të posaçme ligjore është më së i arsyeshëm.
/arbresh.info/
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë