Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 55-vjeçares, Nazmije Millaku e cila dyshohet për vrasjen e kunatit të saj (vëllait të bashkëshortit), Xhevdet Millaku të martën në mbrëmje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Sipas policisë, e dyshuara ka shtënë me armë zjarri 10 herë në drejtim të kunatit të saj.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 10 predha ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vrarë viktima, si dhe një karikator me tre fishekë.
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.
Ndonëse rasti është ende duke u hetuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë për Arbresh.info ka bërë të ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe të problemeve familjare./Arbesh.info/
LEXO EDHE:
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...