Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.Në total numri i rasteve aktive është 541. Në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Sipas MSH-së, nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...