Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një person.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 32 në drejtimin Prizren – Gjurgjicë ku është përfshirë një veturë me targa vendore, shkruan Arbresh.info.
Si pasoj e aksidentin një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
“Autostrada Ibrahim Rugova 18.11.2025 – 11:40. Raportohet se në kilometrin 32 të autostradës drejtimi Prizren-Gjurgjicë, ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë një mashkull kosovar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbrsh.info
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin