Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Grabanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova për arbresh.info thotë se si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.
/arbresh.info/

Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër