Një person ka humbur betejën me virusin Covid-19 dhe 119 të tjerë janë infektuar me këtë virus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan arbresh.info.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës. Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njofton MSH. /arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...