Pasditen e së enjtes është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...