Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të njësisë së trafikut janë duke hetuar rrethanat e vetaksidentit.
“Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti”, thuhet në përgjigjen e Osmanit.
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje