Kuvendi ka njoftuar se sot, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca konstituive. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituimin e legjislativit të ri.
Të dielën është mbajtur seanca e 14-të me qëllim konstituimi, por as ajo nuk përfundoi me sukses.
Kryesuesi Avni Dehari përsëriti kërkesën ndaj subjekteve politike që ende nuk kanë propozuar përfaqësuesit e tyre për anëtarë të Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë. Megjithatë, as kësaj radhe nuk pati propozime të reja.
Pavarësisht kësaj, përbërja e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës u hodh në votim. Kryesuesi i seancës konstituive konstatoi se pro votuan 54 deputetë, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...