Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi ka reaguar pas takimit të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani me sekretarin amerikan, Antony Blinken në ShBA.
Mailiqi përmes një postimi në “Facebook”, theksoi se gjatë këtij takimi në tavolinën zyrtare ishte ulur një grua muslimane e cila e barte me krenari shaminë, shkruan arbresh.info
Tutje Mailqi tha se ShBA-të janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare.
Postimi i tij i plotë:
Sekretari Amerikan Antony Blinken, sot ka mirëpritur delegacionin e Kosovës, Presidenten si dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke patur në tavolinën e tij zyrtare një grua muslimane e cila e bartë me krenari shaminë edhe gjatë këtij takimi dypalësh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna. /arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë