Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për gjendjen e pacientëve pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi sot në fshatin Shushicë të Istogut.
Sipas njoftimit, rreth orës 16:00 në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente pa shenja jete, si pasojë e aksidentit. Pavarësisht procedurave të ndërmarra nga ekipet mjekësore, është konstatuar vdekja e saj, pasi kishte pësuar politraumë.
Rreth orës 16:30 janë pranuar edhe katër pacientë të tjerë të lënduar nga i njëjti aksident.
Një fëmijë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit, për trajtim të mëtejmë. Sipas spitalit, fëmija ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit.
Një paciente tjetër është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy pacientë pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...