Një femër është lënduar rëndë në një rimorkio të traktorit, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Si rezultat i lëndimeve të marra, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, pasditen e së dielës, shkruan arbresh.info.
Vushtrri, 27.03.2022 – 17:40. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj. Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...