Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Fushë Kosovë një femër ka deponuar 364 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori.
Rasti është cilësuar si ‘Falsifikim i parasë’
“Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes