Dje pasdite, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi priti për vizitë ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, Christoph Weidinger, Karl Wilfing, Kryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, Karl Moser, Nënkryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, me bashkëpunëtorët e tyre që ishin pjesë e këtij delegacioni.
Ambasadorit Weidinger dhe bashkëpunëtorëve të tij, i uroi mirëseardhje si dhe i falënderoi për mbështetjen që Austria i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.
Gjithashtu, i njoftoi për aktivitetet dhe planet e komunës së Rahovecit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Gjatë takimit bashkëbiseduan edhe për vlerat kulturore e turistike që ofron komuna jonë dhe për potencialet tona zhvillimore. Me theks të veçantë, bashkëbiseduan për mundësitë e vendosjes së urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të promovuar dhe shkëmbyer prodhimet tona bujqësore, në veçanti prodhimet e rrushit, verës, pemëve e perimeve. Më pas, vizituam edhe Verarinë “Bodrumi i Vjetër” me pronar z. Ruzhdi Haxhijaha, një shembull i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë.
Në fund, falënderoi ambasadorin Weidinger dhe bashkëpunëtorët e tij dhe u pajtuan për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit, për të fuqizuar tutje marrëdhëniet ndërmjet Rahovecit dhe Landit të Austrisë së Ulët (Landtag von Niederösterreich). /arbresh.info/
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...