Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve iu foli atyre për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndalimin e ndërtimeve pa leje, transparencën radikale, reformën në administratë e shëndetësi dhe në përgjithësi për transformimin e konceptit të qeverisjes në komunë sa më afër interesave të qytetarëve, njofton kumtesa nga Komuna e Prishtinës.
Ndërkaq nënkryetari, Dardan Sejdiu prezantoi projektet kapitale të Komunës së Prishtinës, siç janë investimet në Trafikun Urban si pjesë e reformimit të transportit publik, investimet në fabrikën u ujit në Shkabaj, projektin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore të qytetit, investimet në infrastrukturë, në shëndetësi e arsim, si dhe projektet e planifikuara, sidomos ato në partneritet publiko-privat.
Në përbërje të të cilit ishin edhe Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në Ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Ëerner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në kuadër të departamentit për Evropë dhe ish amb. i OSBE në Kosovë dhe Gernot Pfandler, ambasadori i Austrisë në Kosovë .
“Mysafirët nga Austria, të kënaqur me ato që dëgjuan, shprehën interesimin e tyre për projekte të përbashkëta ekonomike në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë