Një person i moshës madhore është dërguar sot pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 08:15.
Sipas tij, viktima nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
“Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj.
Ai tha se rrethanat e rastit po hetohen nga autoritetet kompetente.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...