Një person 64-vjeçar i cili ka qenë i shtrirë në Entin Special të Shtimes është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se 64-vjeçari T.A, i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është sjellur pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes.
“Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete.
Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se
pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfrimuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, tha Veseli.
Veseli shtoi se me vendim të prokurorit të rastit ,trupi i pajetë i viktimës T.A i moshës 64 është dërguar në IML –Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar” Hetim mbi vdekjen”.
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...