Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar kërkesën për interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me Vendimin e Qeverisë nr. 04/20 të datës 201.12.2017 për rritjen e pagave në kabinetin qeveritar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, duke marrë parasysh gjendjen socio-ekonomike, papunësinë dhe nivelin e pagave në vend, e vlerëson të pa pranueshëm vendimin që kryeministri i Kosovës ta ketë pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij në rajon. Vendimi i tillë është jashtëzakonisht i dëmshëm, i pa analizuar dhe krijon një diskrepancë të madhe në mes të të ardhurave të qytetarëve, të ardhurave të të punësuarve të tjerë në sektorin publik me pagat e zyrtarëve të kabinetit qeveritar. Me këtë vendim, diferenca në paga në mes të zyrtarëve të kabinetit qeveritar dhe një shërbyesi civil është rritur nga 1 me 4, në 1 me 8. Kjo diskrepancë është shumë më e madhe për ata që marrin pensione apo ndihma sociale, apo edhe me pagën mesatare në sektorin privat.
Qeveria e Republikës së Kosovës, më 20 dhjetor 2017, në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, ka marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar. Vendimi ky i cili tejkalon kompetencat e përcaktuara me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave për Kryeministrin, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeverisës.
Andaj nisur nga sa u tha më lartë deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë interpelancë do të kërkojnë nga Kryeministri Haradinaj anulimin e menjëhershëm të vendimit të kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar si dhe sjelljen në Kuvend për aprovim, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, të Ligjit për Pagat e Sektorit Publik.
AAK dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për...
Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton Kosovën, polici...
Numërohen 31.07% e kutive të votimit në Shqipëri, PS kryeson...
Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës – “Fale...
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave do...
Policia e Kosovës shqipton mbi 1900 gjoba në trafik brenda 2...