Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar kundrejt deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, derisa ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj.
Sipas Nitaj, deklarata e ish- kryeministrit Mustafa duhet të jetë totalisht elektorale dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.
“Deklarata e ish- kryeministrit Mustafa duhet të jetë totalisht elektorale dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin. Është e drejtë e tij të kërkojë çfarë të dojë, sepse është lider i opozitës.”, ka thënë Nitaj në një prononcim për Indeksonline.
Nitaj konsideron se Qeveria Haradinaj po i kryen punët si mos më mirë.
“Qeveria Haradinaj është duke funksionuar në kapacitetin e saj të plotë dhe është duke i kryer punët si më mirë”, ka theksuar tutje ai.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...